Shpërndarja e COVID-19 nëpër komuna

Aktuale

Shpërndarja e COVID-19 nëpër komuna

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:01
Ilustrim

Kosova tashmë numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.

Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste dhe aty gjendja nuk është fare e mirë. Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit.

Nga komunat e tjera, 25 raste janë nga Prishtina, 21 raste nga Vushtrria, 20 raste nga Mitrovica e Veriut, 18 raste nga Gjilani, 13 raste nga Kamenica, 10 raste nga Gjakova, 10 raste nga Zveçani, 7 raste nga Vitia, 6 nga Peja, 4 raste nga Podujeva, 3 raste nga Klina, 3 raste nga Fushë Kosova, 3 raste nga Prizreni, 3 raste nga Leposaviqi, 3 raste nga Suhareka, 2 raste nga Ferizaj, 2 raste nga Zubin Potoku, 2 raste nga Lipjani dhe me nga 1 rast Drenasi, Obiliqi dhe komuna e Shtimes.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.882 kontakte të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat