Çfarë mendon Ambasada e SHBA-së për Kushtetutën e Kosovës?

Aktuale

Çfarë mendon Ambasada e SHBA-së për Kushtetutën e Kosovës?

Më: 9 prill 2020 Në ora: 11:00
Flamuri amerikan dhe i Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për ditën e Kushtetutës.

Kjo ambasadë ka theksuar se amerikanët e shohin Kushtetutën e tyre si themelin e demokracisë.

Tre anëtarë të komunitetit të Ambasadës së SHBA-së i që ndjekin nga afër dhe punojnë në çështje kushtetuese, kanë dhënë mendimet e tyre mbi Kushtetutën e Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës është një nga dokumentet themelore më përparimtare dhe moderne të Europës. Ajo mbron të drejtat e qytetarëve të saj, duke ju siguruar gjithashtu atyre të drejtën që të kërkojnë më shumë nga udhëheqësit e tyre”.

– Alison Storsve – Drejtuese e Grupit Punues për Sundimin e Ligjit

“Kosova ka një Kushtetutë të jashtëzakonshme – kjo sepse ajo ndan parimet thelbësore me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

-Jessica Long – Këshilltare Politike dhe Ekonomike

“Ju mund të mos mendoni për kushtetutën çdo ditë, por secili ligj rrjedh prej saj. Kosova duhet të ketë institucione të afta, pa ndikim politik, për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët”.

– Christina Davis – Drejtoreshë në zyrën e Demokracisë dhe Qeverisjes, USAID

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat