Zyrtari i VV-së akuzon këshilltarin e Thaçit se po përhapë dezinformata: Po fshihet pas hijes së Presidentit

Aktuale

Zyrtari i VV-së akuzon këshilltarin e Thaçit se po përhapë dezinformata: Po fshihet pas hijes së Presidentit

Nga: A.M. Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:20
Hashim Thaçi

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj këshilltarit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramajt duke thënë se po përhapë dezinformata në kohë pandemie.

Gjithashtu, ai ka shkruar në Facebook, se Adil Behramaj po fshihet pas hijes së Presidentit e prej andej gjuan gurë shëndetit publik.

Po ashtu, Rrustemi ka thënë se nëse ai dëshiron të bëj opozitë le të dalë edhe formalisht në subjektet opozitare dhe jo nga kabineti i Presidentit të dezinformojë.

Postimi i plotë:

Ky këshilltari i Thaçit, Behramaj është duke shpifur vazhdimisht e duke përhapur dezinformata në kohë pandemie.

Nëse jo Presidenti, së paku këshilltari i tij duhet ta dijë dallimin në mes vendimit për karantinim (që e bën MSH) dhe ndryshimit të orarit të lëvizjes dhe qarkullimit. Por më e çuditshmja dhe më e rëndësishmja është që këshilltari i presidentit bën thirrje që të mos zbatohet ligji për sëmundjet ngjitëse sepse është publikuar në Gazetën Zyrtare me 15 tetor 2008, tetë muaj pas shpalljes së pavarësisë e gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës.

Së pari, po harron ky se pikërisht në atë kohë, 2007-2016 shefi i tij (Thaçi) ka qenë Kryeministër e zëvendës. Së dyti, me atë ligj dhe ato norma është vepruar nga IKSHPK dhe institucionet kudo. Në bazë të këtij ligji janë nxjerrë udhëzime administrative nga Ministria e Shëndetësisë pikërisht në kohën kur shefi i tij ishte Kryeministër. Së treti, në mes të pandemisë, nuk bëjnë thirrje për zbatim të rregullave dhe kujdes por për mosrespektim e moszbatim të vendimeve e ligjeve, e për relativizim e përçarje. President e Kabinet që po nxit konflikt, të shkujdesur plotësisht për jetën e qytetarëve.

Adil Behramaj fshihet pas hijes së Presidentit e prej andej gjuan gurë shëndetit publik.

Shefi i tij u padit për thirrje në rezistencë e mosbindje civile. Tani me siguri po e sjell punën të paditet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për shpifje. Nëse z. Behramaj dëshiron të bëj opozitë le të dalë edhe formalisht në subjektet opozitare dhe jo nga kabineti i Presidentit të dezinformojë.

Prandaj, mos përhapni dezinformata dhe mos krijoni përçarje në këtë kohë kur do të duhej që secili të kryej detyrën e vet në raport me gjendjen ku gjendet vendi ynë. Përndryshe për çdo informatë mund të drejtoheni te institucionet përkatëse para se të dezinformoni opinionin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat