Dikur përkrahte Vjosa Osmanin, tash thotë se ua shkaktoi zhgënjimin më të madh

Aktuale

Dikur përkrahte Vjosa Osmanin, tash thotë se ua shkaktoi zhgënjimin më të madh

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:20
Vjosa Osmani

Ish-luftëtari i UÇK-së, Saim Tahiraj, ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kryeparlamnetares Vjosa Osmani, e cila së fundi ka shpalosur qëndrimet e saja edhe për LDK-në dhe pjesëtarë të saj.

Ndër të tjerash, Osmani kishte thënë se ish-ministri i Brendshëm, Agim Veliu, nuk duhet të ishte pjesë e qeverisë Kurti pasi ishte kundër që nga fillimi i një koalicioni VV-LDK.

Tahiraj ka shkruar në Facebook se Osmani përveç kritikave, nuk ka paraqitur asnjë qëndrim pro-partiak, që do arsyetonte edhe shkarkimet e Veliut e Hotit.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Tahirajt:

NA ZHGËNJEVE VJOSË! Posa u njoftuam mbrëmë në KTV se do jetë në intervistë Vjosa Osmani, Nënkryetare e LDK-së dhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, me padurim e pritem kohen se kur do fillonte intervista. Kjo kurreshtje ishte për dy arsye: e para, se ajo është funksionare e lartë e partisë e cila kishte edhe qendrime të kundërta me të gjitha strukturat e LDK-së, dhe e dyta, sepse një kohë kogja të gjatë për momentumin politik, kishte heshtur. Kur filloj emisioni, më bëri përshtypje negative që në fillim se, pse bash në KTV dhe me këta gazetarë të cilët janë bërë mbështetësit kryesorë të propagandës majtiste të VV-së? Mgjithatë edhe kjo kaloj, sepse, për mua, më me rëndësi ishte se çka po thot Vjosa. Që nga fillimi i intervistës e deri në fundë, shpesh fshija sytë dhe shiqoja me habi, se a është metëvërtetë kjo Osmani?

Përgjigjëja ishte se në ekran ishte vet Vjosa, dhe e tër intervista e sajë ishte sikur po flet një funksionare e lartë e me kompetencë e VV-së. Të gjitha ato akuza, në drejtim të strukturave të LDK-së, përmes KTV-së, kësaj kuzhine propaganduese te VV- së, logjika e shëndoshë nuk mundë ta kuptoj si e pse? Nënkryetarja e LDK-së këto kritika të cilat, edhe nëse jenë reale, nuk paska mundësi ti paraqes në organet më të larta të partisë sonë por ka zgjedhur këtë kuzhinë propaganduese kundër vet shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së. Pse e zgjodhe këtë formë dhe këtë vend komunikimi asisojë? Në tër intervisten tuaj tek ju zonjë, nuk e pave të arsyeshme as edhe më të voglen kritikë për veprimet e sharlatanit Kurti si kryeminister tashmë në detyrë.

Nuk reagove për shkarkimin e ministrit Veliu, nënkryetarit të LDK-së. I kuptojmë raportet tuaja përsonale me Veliun, por nuk guxojnë të preken ato raporte institucionale për egon tënde private. Nuk i kuptove, se ato janë më të rëndësishme se sa interesi i LDK-së, që si parti, shpesh herë ra viktimë e përkohshme për interesin e shtetit. Si nuk reagove, se me këtë shkarkim u shkel ashpër marrveshja në mesë dy partive? U keqpërdor LDK-ja dhe se autoriteti i partisë është më i lartë se inatet e juaja të çfardo lloji. Nëse nuk reagove për Veliun, atëherë pse nuk e bëre këtë për Zëvendës Kryeministrin Hoti. Apo nuk do ta bësh edhe nëse shkarkohet e tër partija një nga një. Vjosë e nderuar, ti duheshe të reagoje për LDK -në e para dhe ta mbroje autoritetin e saj!

Nuk reagove as atëherë kur monarku i fundit e shkeli kushtetuten, dhe ti heshte si eksperte e kësaj fushe! Si nuk reagove kur sapo filluan të rikapen bordet nga sovrani fillestarë për të ndjekur njëlloi logjiken argatëve të vjetër zhvatës? Në tër ntervistën tuaj nuk e pave të arsyeshme ta thuash asnjë fjalë ku kritikohen këto veprime të kqija. Se qele gojën me asnjë fjalë të vetme për fushaten e ashpër e të egër kunder LDK-së nga militantët e VV, duke i përfshirë edhe ata fallco në emër të saj, e të kordinuara edhe me neokomunistet dhe neootomanët e vjetër e të rinjë si mga Shqipria, Kosova, Maçedonia, madje të mbështetur edhe nga partitë simotra majtiste jasht vendit. Si i harruat fundamentalistët islamik aq të rrezikshëm në çdo kohë.

Po ju shkruaj të gjitha këto për një arsye të thjeshtë, Ne ishim kritikuesit më të zëshëm kundër Isa Mustafës, kur mendonim se po dëmtonte partinë dhe ishim përkrahësit tuaj të fuqishëm .Ju mështetëm duke menduar e llogaritur në përsonin e duhur për reforma të thella në LDK. Ju mbështetëm fuqishëm edhe në zgjedhjet nacionale në Kosovë. Ju votuam dhe tubuam vota të shumta për Juve. E bëmë këte sepse ju besuam dhe duke ju besuar ndërtuam shpresa të forta për ndryshime të mëdha. Me paraqitjen tuaj mbram në KTV, e vratë këtë besim dhe bashkë me besimin e vratë edhe shpresen! Por mbi të gjitha e dëmtuat vet-veten dhe hodhët një kilogram ngjyrë të zezë në oqeanin e madh ku nuk mund ta dëmtoni. Madhështija jonë e pa lëkundur vepron pa u ndalur tani e 30 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat