​Vlora Dumoshit ia thyejnë llogarinë në Facebook: Autori do të zbulohet në kohë të shpejtë

Aktuale

​Vlora Dumoshit ia thyejnë llogarinë në Facebook: Autori do të zbulohet në kohë të shpejtë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:58
Vlora Dumoshi

Ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se llogaria e saj në Facebook është thyer.

Ajo ka thënë se disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrjete sociale e konsiderojnë luftë dhe në këtë betejë dëshirojnë përçarje në mes anëtarëve të LDK-së.

“Profili në rrjetin social Facebook me emrin tim, nuk është nën kontrollin tim, por autori do të zbulohet në kohë të shpejtë. Veprimet e dëmshme të mashtruesve të cilët qëndrojnë prapa profileve të pavërteta do t'i demantojë Policia e Kosovës, aty ku kam hapur rastin në fjalë. Megjithatë, këto veprime të tyre do të mbesin prapa për shumë milje, dhe nuk do të ngadalësojnë ushtrinë e LDK-së”, shkruan Dumoshi, e cila edhe më herët kishte bërë të ditur se ka pasur probleme të ngjashme me llogarinë e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat