​Imeraj: Beteja e Koshares tregoi fuqinë e bashkimit të shqiptarëve në luftë kundër serbëve

Aktuale

​Imeraj: Beteja e Koshares tregoi fuqinë e bashkimit të shqiptarëve në luftë kundër serbëve

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:36
Beteja e Koshares

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, në 21-vjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, ka shprehur mirënjohje brezave që u sakrifikuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Beteja e Koshares është ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse ajo tregoi shembullin me të mirë të bashkimit të popullit tonë në luftë të përbashkët kundër pushtimit serb”, ka thënë ai.

Në këtë datë të madhe për historinë e shqiptarëve, të rënies se murit të ndarjes në mes shqiptarëve me 9 prill 1999, Imeraj përkujton të gjithë dëshmorët e rënë në Koshare e gjithandej Kosovës, të cilët janë vula e lirisë, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat