Shërohet një e infektuar nga koronavirusi në Podujevë, dy fshatra dalin nga karantina

Aktuale

Shërohet një e infektuar nga koronavirusi në Podujevë, dy fshatra dalin nga karantina

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:39
Klinika Infektive

Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka bërë të ditur se pacienti i dytë nga kjo komunë i infektuar me Covid-19 është shëruar plotësisht.

Po ashtu Rudari përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nga karantina kanë dalë fshati Dumnicë dhe Llaushë.

““Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u informuam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vetizolim. Lajmi tjetër i mirë është se nga ky moment është hequr masa e karantinës për fashatrat Dumnicë dhe Llaushë”, ka shkruar ai.

Këto dy fshatra kanë qenë në karantinë që nga 15 marsi, kur është konfirmuar personi i dytë me koronavirus.

Deri tash, në Podujevë janë raportuar 4 raste me Covid-19 nga 224 të infektuar në tërë Kosovën. Porse viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë, u shënua në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat