Zeka reagon për letrën e Kurtit dërguar Lajçakut, ja si e quan veprimin e kryeministrit

Aktuale

Zeka reagon për letrën e Kurtit dërguar Lajçakut, ja si e quan veprimin e kryeministrit

Nga: A.Zh Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:38
Milaim Zeka dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka reaguar pas kritikave të presidentit Hashim Thaçi, ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me Ekipin Negociator.

Zeka e ka quajtur papërgjegjësi totale veprimin e Kurtit në raport me Bashkimin Evropian dhe karshi dialogut letrën e tij dërguar Miroslav Lajçakut, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Kurti ka mundur që të konsultohej edhe me presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, kryetarët e partive politike dhe shoqërinë civile për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Postimi i plotë i Zekës në Facebook:

Letra Albin Kurtit per Lajçakun

Me ba njeriu listen e delegacionit per dialog me Serbine, me caktu emra te zbrazet pa fole me asnje njeri, me perjashtim ndoshta te Vjosa Osmanit, eshte papergjegjesi totale politike, dhe rezonim teper foshnjor ne raport me BE/ne, dhe karshi dialogut.

Imagjinoni sikur Kryeministri Kurti ( i cili defakto nuk eshte) ta fillonte letren e tije ne kete menyre: - I nderuari Miroslav Lajçak
Pas konsultime paraprake me Presidentin Thaçi, me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, Kryetaret e Partive Politike te perfaqesuara ne Kuvendin e Republikes te Kosoves, po edhe me Shoqerine Civile, ne jemi te gatshem per rifillimin e dialogut me Serbine.

Na vjen teper keq qe Serbia, nga ana e saje, nuk ka treguar dhe nuk po tregon as signalin me te vogel as per dialog, as per zhdukjen e urrejtjes qindra vjeçare ndaje shqiptareve te Kosoves. Ky shtet, as nuk ka zbatuar asnjeren nga marreveshjet e nenshkruara ne Bruksel, po as kthimin e kofomave tona, si dhe mijera dokumenta te plaçkitura nga vendi yne... etj.

Ne vend te kesaje, shiheni letren...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat