E quajti jolegjitim kryeministrin, nënkryetarja e VV-së e paralajmëron Thaçin: Qeveria Kurti 2 e pashmangshme

Aktuale

E quajti jolegjitim kryeministrin, nënkryetarja e VV-së e paralajmëron Thaçin: Qeveria Kurti 2 e pashmangshme

Nga: A.Zh Më: 9 prill 2020 Në ora: 19:37
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi, i cili sot ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, është jo legjitim.

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se qeveria aktuale udhëhiqet nga personi më i votuar në dy palë zgjedhjet e fundit, përcjell Bota sot.

Nënkryetarja e VV-së ka theksuar se Kurti është i vetmi që ka legjitimitet të plotë për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Teksa ka paralajmëruar se pas epidemisë Qeveria Kurti 2 do të jetë e pashmangshme, ajo i ka sugjeruar Thaçit, që ta kujtojë ditën kur u zgjodh president.

Postimi i saj i plotë:

Legjitimiteti fitohet dhe humbet vetëm me votë të sovranit.

Qeveria aktuale udhëhiqet nga personi më i votuar në dy palë zgjedhjet e fundit. Albin Kurti, Kryeministër në krye të detyrës, është i vetmi që ka legjitimitet të plotë për të udhëhequr dialogun me Serbinë. Shumë shpejt, sapo të përfundojë nevoja për mbajtje të gjendjes emergjente në vend, ky legjitimitet do të përforcohet me besim qytetar në përqindje shumfish më të lartë, gjë për të cilën flasin sondazhet e organizatave më të besueshme për bërje të sondazheve, por edhe anketimet në baza ditore nga mediet e ndryshme.

Pra, Qeveria Kurti 2, është e pashmangshme por edhe e mirëpritur nga pjesa më e madhe e qytetarëve.

E kur flasim për legjitimitet institucional, para se me fol ai që sot përfaqëson çdo gjë përveç unitetit të popullit, le ta kujtojë vetëm ditën kur u zgjodh si President.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat