Kurti: Partitë nuk ishin kundër zgjedhjeve, presidenti nxori planin për qeverinë gjithëpërfshirëse

Aktuale

Kurti: Partitë nuk ishin kundër zgjedhjeve, presidenti nxori planin për qeverinë gjithëpërfshirëse

Më: 9 prill 2020 Në ora: 19:49
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se nuk do të ketë qeveri të re.Sipas tij, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja pas përfundimit të pandemisë.

Sipas tij, nuk janë partitë ato që kërkuan formimin e qeverisë së re, ky është plan i presidentit Thaçi.

“Unë mendoj që më së miri është që të gjithë të bëhen bashkë me qeverinë në detyrë dhe me mekanizmat shtetërorë në luftimin e pandemisë dhe posa ta kalojmë këtë krizë shëndetësore të punojmë e urojmë që kjo të ndodhë me sa më pak pasoja, ne të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare dhe më pas të kemi edhe kuvend të ri edhe qeveri të re”, tha ai për Radio Evropa e Lirë.
Sipas tij, nuk janë partitë politike ato të parat, të cilat kanë thënë se janë kundër zgjedhjeve, në fakt është vetë presidenti i cili ka shprehur jo vetëm intencën, por edhe planin e tij, për një lloj qeverie të re gjithëpërfshirëse siç është shprehur ai.“Pra, bëhet fjalë për një tendencë të presidentit edhe ta formojë edhe ta drejtojë vullnetin politik, që natyrisht është jashtë kompetencave të tij. Me 2014 në Kuvendin e Kosovës patët deklaruar se republika nuk organizohet rreth të parit në garë, por rreth shumicës së tërësisë. Ku është Lëvizja Vetëvendosje, te e para në garë, apo shumica e tërësisë?“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat