Thaçi përkujton Betejën e Koshares: Ishte një triumf ushtarak i pastër

Aktuale

Thaçi përkujton Betejën e Koshares: Ishte një triumf ushtarak i pastër

Më: 9 prill 2020 Në ora: 21:29
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Betejën e Koshares.

Në 21-vjetorin e Betejës së Koshares, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kjo ishte një betejë e lavdishme e cila rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së.

Sipas presidentit Thaçi, në këtë betejë ku u thye kufiri ndarës Kosovë-Shqipëri, ushtria serbe pësoi disfatë të madhe.

“Beteja e Koshares ishte një triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në vatrat e tyre. Ndërsa, thyerja e kufirit ishte mesazh se furnizimi me armatim për zonat e thella brenda Kosovës ishte i mundshëm edhe në atë kohë”, ka shkruar ndër të tjerash Thaçi.

​​Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:

Beteja e Koshares, 21 vjet më parë, ishte vetëm faza e parë e operacionit “Shigjeta”.

Kjo betejë e lavdishme rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së, duke bërë që për herë të parë të thyhej me forcë kufiri ndarës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku ushtria serbe pësoi disfatë të madhe.

Beteja e Koshares ishte një triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në vatrat e tyre.

Ndërsa, thyerja e kufirit ishte mesazh se furnizimi me armatim për zonat e thella brenda Kosovës ishte i mundshëm edhe në atë kohë.

Nderime përjetë të gjithë dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat