Kuvendi nesër vendosë për kërkesën e PDK-së për seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Kuvendi nesër vendosë për kërkesën e PDK-së për seancë të jashtëzakonshme

Më: 9 prill 2020 Në ora: 21:45
Foto

Kryesia e Kuvendit të premten do të vendosë për kërkesën e PDK-së për mbajtje të seancës.

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një kërkesë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet pako emergjente, për të përballuar pasojat ekonomike të koronavirusit.

E për këtë seancë duket se janë mbledhur edhe nënshkrimet e nevojshme.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, thotë që duhet ndarë një pako emergjente tjetër përveç asaj që e ka ndarë Qeveria Kurti.

E sipas burimeve në Kuvendin e Kosovës, kryesia për të shqyrtuar këtë kërkesë do të mblidhet të premten, teksa seanca do thirret për ditën e martë.

Por mbajtja e seancave nuk po shihet fort e nevojshme nga analistët politikë ne vend.

Ata thonë që pakoja emergjente që ka ndarë qeveria është e mjaftueshme.

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës u mbajt me njëzet e pesë mars me rastin e rrëzimit të qeverisë Kurti nga partneri i saj në qeveri, LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat