Këto janë veprimet që duhet ti bëjë tash Albin Kurti, zgjedhjet në 2021

Aktuale

Këto janë veprimet që duhet ti bëjë tash Albin Kurti, zgjedhjet në 2021

Nga: A.J Më: 9 prill 2020 Në ora: 22:32
Albin Kurti

Analisti i çështjeve politike, Naim Rashiti përmes një postimi në facebook ka treguar se si kryeministri në detyrë duhet të veproj tash kur vendi është në një gjendje aspak të mire politike por edhe për shkak të pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se kryeministri dhe Lideri i VV-së, Albin Kurti duhet të kërkojnë mirëkuptim dhe shtyjnë procedurën e mandatimit të kandidatit për Kryeministër deri kah fundi I muajit.

Më pas duhet të mandatojë kandidatin për të krijuar një shumicë të re parlamentare

Postimi i plotë:

Kryeministri dhe Lideri i VV-së, Albin Kurti duhet të kërkojnë mirëkuptim dhe shtyejnë procedurën e mandatimit të kandidatit për Kryeministër deri kah fundi I muajit.

Më pas duhet të mandatojë kandidatin për të krijuar një shumicë të re parlamentare. Opcionet janë:

1. Krijojë një shumicë të mjaftueshme me subjekte tjera dhe vazhdojë qeverisjen

2. Krijojë një qeveri me bazë të gjërë me mandate të plotë apo karakter të përkohshëm

3. Dështoj apo heq dorë nga formimi I qeverisë

Nëse LVV dështon, dhe subjektet politike parlamentare nuk duan ta shpërndajnë parlamentin, mandatari i radhës që ofron një shumicë tjetër, ligjerisht e drejtë e politikisht vështirë të gëzojë të drejtën të formojë qeveri me mandat të plotë.

Kjo qeveri duhet të formohet për një vit dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen në pranverën e vonshme të vitit 2021.

Para zgjedhjeve, parlamenti duhet të zgjedhë një President me koncensus të gjerë politik. Kështu vendi do të shkojë një zgjedhje pa kalkulime për përfshirjen e të gjitha posteve të mundshme.

Po ashtu deri atëherë subjektet poltike dhe parlamenti të bëjë reformën zgjedhore, përfshirë ndryshimi ne kuotës për pëfaqësimin gjinor.

Rregulloj me ligj veprimtarinë e subjekteve politike, përfshirë nje ligj për statusin e tyre, financat etj.

Qeveria ta kaloj një ligj për qeverinë më mbështetje të gjërë në kuvend.

Dhe të ndërtoj parimet dhe koncensusin për dialogn me Serbinë.

Pastaj në maj/qershor 2021, të kemi një garë të pastër zgjedhore politike për qeverisjen e vendit, pa vija të kuqe, por e vendosur mbi parime dhe kualitete.

Kështu do të vihej politika në rrugë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat