Epidemiologu Dedushaj: Në fund të prillit, Coronavirusi do të dobësohet në Kosovë

Aktuale

Epidemiologu Dedushaj: Në fund të prillit, Coronavirusi do të dobësohet në Kosovë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 23:37
Isuf Dedushaj

Epidemiologu në pension Isuf Dedushaj jep shpresa se pandemia do të kalojë me kohën e verës.

Dedushaj në RTV Dukagjini thotë se maksimumi java e fundit e prillit do të fillojë rënia e numrit të infektuarve me coronavirus në Kosovë.

“Këto sëmund e që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën”.

Ai thotë se në bazë të hulumtimeve matematikore COVID-19 është 20 herë më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm.

Epidemiologu thotë se gjatë muajve të verës ky virus është vështirë të mbijetojë në temperatura të larta.

“Edhe nëse vazhdon gjatë verës, shpresoj se do të ketë raste shumë të pakta”, tha ndër të tjera epidemiologu Isuf Dedushaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat