Liberalizimi i vizave, vjen një lajm i mirë nga ky shtet europian

Aktuale

Liberalizimi i vizave, vjen një lajm i mirë nga ky shtet europian

Më: 10 prill 2020 Në ora: 12:29
Ilustrim

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka takuar sot Danijela Barishiq – ambasadoren e Kroacisë, të shtetit kryesues të BE.

Duke ndarë shqetësimet e përbashkëta për pasojat e koronavirusit, Reka e njoftoi ambasadoren kroate se edhe në këto rrethana pandemie, Qeveria në detyrë dhe  Ministria për Integrim Evropian, vazhdojnë përkushtimin e tyre në jetësimin e reformave të agjendës evropiane.

Ai njoftoi se në mbledhjen e fundit të Qeverisë, pesë çështje të miratuara nga Qeveria, ishin pikërisht ato që lidhen me Bashkimin Evropian, siç janë: nisma për marrëveshjen  IPA 2019 (pjesa e dytë), pastaj  për  IPA 2020, si dhe marrëveshjet  trepalëshe  financiare IPA II në mes të: Kosovës, BE dhe Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Poashtu, edhe në këtë periudhë, ndonëse në rrethana të kufizimeve me pandeminë, Ministria vazhdoi të jap kontributin e kërkuar nga Brukseli në lidhje me raportin vjetor për vendin, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane.

Duke iu falënderuar BE-së për ndihmën e parë emergjente prej 5 milionë euro për përballjen me pandeminë dhe ato të premtuarat prej 160 milionë euro, Reka, kërkoi që Presidenca Kroate e BE të përkrahë dhe shtyjë përpara çështjen tashmë të tej zgjatur – atë të liberalizimit të vizave.

Nga ana e saj, ambasadorja kroate përsëriti përkrahjen e Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen e saj për heqjen e vizave për kosovarët.

Ajo informoi ministrin në detyrë të Integrimit Evropian për datën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Zagreb, se edhe pse ishte paracaktuar të mbahej në javën e parë të majit, data e samitit shtyhet për qershorin e vitit 2020 për shkak të shpërthimit të Covid-19.

Lidhur me këtë, Barishiq theksoi se në bashkëpunim me Presidentin Evropian Charles Michel, po përpiqen të gjejnë datën e re në qershor, për të organizuar Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat