Abazi: Vetëvendosje ka vetëm një koalicion

Aktuale

Abazi: Vetëvendosje ka vetëm një koalicion

Më: 10 prill 2020 Në ora: 14:22
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, thotë se partia e tij ka vetëm një koalicion, atë me qytetarët.

Pas prishjes së koalicionit e LDK’në, që Lëvizja Vetëvendosje e konsideronte partnere të vetme që para zgjedhjeve të fundit, zyrtari i lartë i kësaj partie, Glauk Konjufca, për herë të parë bëri me dije që partia e tij nuk duhet të ketë vija të kuqe as ndaj PDK’së.

Ndërkaq Abazi, i cili ka më pak se një vit prej që është anëtarësuar në LVV, thotë se partia e tij ka vetëm një koalicion atë me qytetarët

“LVV ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetarët e vendit që jetojnë këtu apo në mërgatë”, ka shkruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat