E padëgjuar më parë nga ish-komandanti i Koshares: Çekaj, Jashari, Ramadani, Pajaziti e vëllezërit Haradinaj u bën një rresht për këtë projekt të Rugovës

Aktuale

E padëgjuar më parë nga ish-komandanti i Koshares: Çekaj, Jashari, Ramadani, Pajaziti e vëllezërit Haradinaj u bën një rresht për këtë projekt të Rugovës

Nga: A.J Më: 10 prill 2020 Në ora: 20:40
Beteja e Koshares, Hisen Berisha

Kosova kujton me nderime 21-vjetorin e Betejës së Koshares dhe të rënët në atë betejë. 9 prilli 1999 është një datë shumë domethënëse për Kosovën, pasi kjo datë shënon rënien e kufirit Kosovë-Shqipëri, që ndante shqiptarët nga shqiptarët.

Fitorja e betejës së Koshares pati rëndësi edhe ushtarake, pasi UÇK-së iu hap rruga e armatimit dhe e mbështetjes logjistike të saj. Ajo ka qenë një nga betejat më të përgjakshme e më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rëndësia e saj qëndron në faktin edhe për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit ushtarak, terrenin e vështirë ku u zhvillua dhe nga suksesi i arritur.

Në këto ditë kujtese për Luftën e Koshares luftëtari i asaj beteje të fuqishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hisen Berisha kujton kohën e betejës dhe luftën që kishin zhvilluar dhe se çka i kujton atij një datë kaq e rëndësishme si data e 9 prillit.

“Çdo përvjetor i Koshares për ne luftëtaret e drejtuesit e asaj beteje, sjellë një përzierje ndjenjash mes dhimbjes për bashkëluftëtarët dëshmor qe i përkujtojmë, krenarisë e madhështisë që të jep qenia në nivel të përgjegjësisë historike, kushtetuese, morale, e kombëtare në ditët e vështira për Kosovën e popullin e saj. Por, ndjenja me sfiduese është nëse në këto përvjetorë arrijmë të shkojmë me vlera të raportueshme nga puna e përkushtimi ynë për sendërtimin e vlerave të lirisë që burojnë nga amaneti i sakrificës se dëshmorëve.

Vetëm kur jemi të ndërgjegjshëm se me punën tonë kemi kontribuar në avancimin e shtetit të Kosovës në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe kemi ruajtur e stabilizuar me tej sovranitetin politik, integritetin territorial dhe subjektivitetin rajonal e ndërkombëtar të Kosovës si shtet i barabarte në mes të barabartëve, i përballojmë më burrërisht këto përvjetorë" ka thënë Berisha.

Sipas tij, këtë ndjesi përgjegjësie të jep fakti historik i të qenurit përkrah korifenjve të mëdhenj të organizimit politik e ushtarak dhe luftës për liri si Sali Ceku, Adem Jashari, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Sadri Zeneli e vëllezërit Haradinaj që u bëmë një rresht luftarak, për të realizuar projektin politik të Presidentit të lavdishëm të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe plejadës së veprimtarëve nëpër vite, deri te liria dhe pavarësia e Republikës së Kosovës shet, me sovranitet politik dhe integritet territorial të garantuar.

Pas dy dekadash, mund të thuhet se në Kosovë është bërë mirë që në Qershorin e vitit 1999 që kur s’ka me regjim të Serbisë në Kosovë. Nga ajo ditë çfarëdo që bëjmë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve nuk është mjaft. Kosova ka shumë për të bërë në rrugën përpara.

"Ne këtë Prill përkujtimi, Ne shkuam para dëshmorëve me pavarësinë e Kosovës, sovraniteti i saj politik, integriteti territorial dhe kushtetues te cenueshëm sa nga ambiciet e çmendura tradicionale të Serbisë, po aq edhe nga klasa politike kosovare me deficit njohurish shkencore në politik bërje shtetërore, me deficit në kulturën politike dhe disiplinën institucionale shtetërore e kushtetuese, me një gjuhë nxitëse vëllavrasëse që përkon vetëm me njerëz që janë falange të shërbimeve serbe në vendin tonë.

Dua të shtoj se nuk është kjo Kosova e pritjeve tona. Ka mundur të bëhet më shumë e më mirë. Vetëm duhet një klasë politike e ndërgjegjësuar dhe e përkushtuar për shtet e popull. Kosova nuk guxon të mbetet në tentativë të protagonizimit të vet ekonomik zhvillimor, as faktoritetit ushtarak si ofruese i sigurisë e stabilitetit politik në rajon e në Botë. Kosova nuk guxon të mbetet në defensivë diplomatike të zhurmimit por mbi argumente të mbështetura ndërkombëtarisht nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), duke u integruar në të gjitha strukturat politike, ekonomike e të sigurisë, si subjekt i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare" është shprehur për "Bota Sot" luftëtari Hisen Berisha.

Image
Hisen Berisha

Ai ka një mesazh për të gjithë:

"Ndaj mesazhi që dua të përçoj te çdo qytetarë i Kosovës është se i tërë kombi duhet unifikuar përreth çlirimtareve edhe ta kapërcejmë edhe pjesën finale të shtegut, të bërjes së Kosovës shtet i pavarur e sovran.

Sali Çeku me urtësinë, mençurinë, maturin e dijet e tij, na e mësoj si behet unifikimi i faktorëve ushtarak e politik, kur duhej të ishim në një rresht për ta fitua lirinë. Ne na mbetet të unifikohemi në luftën për ta fituar paqen dhe tua leme trashëgimi veprën e dëshmorëve dhe Kosovën të paprekur" ka thënë për “Bota Sot” ish luftëtari i Betejës se Koshares Hisen Berisha, i cili gëzon një respekt nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat