Haki Abazi zbulon se kush është fajtor që 200 mijë njerëz ikën prej Kosovës

Aktuale

Haki Abazi zbulon se kush është fajtor që 200 mijë njerëz ikën prej Kosovës

Nga: A.J Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:41
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka hedh akuza të rënda ndaj atyre që sipas tij për 20 vite e kanë dështuat shtetin duke e lënë vendin në varfëri, apo më saktë, duke e bërë atë më të varfërinë në Evropë.

Abazi përmes një postimi në facebook ka thënë se është e vështirë me qenë në opozitë në këtë kohë, kur mendohet që do të ishte kohë ideale për të vazhduar keqpërdorimin e 20 viteve dhe me manipuluar me paranë publike, ndërsa disa mediave do t’ju mbyllej goja duke u shpërndarë ndonjë grand.

Postimi i plotë:

Për 20 vite e kanë dështuar shtetin, dhe sidomos në aspektin zhvillimor, duke e lënë vendin në varfëri, apo më saktë, duke e bërë atë më të varfërin në Evropë. Dhe sidomos të njohur janë për keq menaxhimin e të mirave publike.

Në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe sektorit privat, po vazhdojnë të tentojnë të bllokojnë procese që janë jetike për vendin.

Është e vështirë me qenë në opozitë në këtë kohë, kur mendohet që do të ishte kohë ideale për të vazhduar keqpërdorimin e 20 viteve dhe me manipuluar me paranë publike, ndërsa disa mediave do t’ju mbyllej goja duke u shpërndarë ndonjë grant.

Nuk janë larguar 200 mijë njerëz prej Kosovës nga të mirat që janë bërë. As librezë e sigurim shëndetësor nuk kanë.

Nuk kanë treguar rezultat në gjendje normale, pak mund të thonë për gjendje të pazakontë e me COVID-19.

Votimet dhe sondazhet janë treguesi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat