Rrëfimi i studentit në master që punon në ndërtimtari: Po mbes pa pagë, sepse nuk kam kontratë pune

Aktuale

Rrëfimi i studentit në master që punon në ndërtimtari: Po mbes pa pagë, sepse nuk kam kontratë pune

Më: 10 prill 2020 Në ora: 22:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë, në kushte anonimiteti ka rrëfyer për kushtet e rënda me te cilat përballet ai që nga viti 2012.

Ai ka theksuar se asnjëherë nuk ka pasur kontratë pune dhe për shkak ai do të penalizohet nga ndihma e Pakos Emergjente të qeverisë, për shkak se ai nuk ka kontratë pune. “Prej vitit 2012 unë punoj në sektorin privat dhe asnjëherë nuk kam marrë kontratë.

Është e padrejtë që veçpse unë s’kam kontratë pune, të mos e marr asnjë cent për këta tre muaj, ku shteti po e ndanë nga një pagë për punërorët”, ka thënë ky.

Ai ka treguar se është në përfundim të studimeve master. Shpreson që fatin e tij të mos ta gjejë asnjë person tjetër. “Unë jam në përfundim të studimeve master. Uroj që askush mos të ngelet si unë. Pra mos ta ketë fatin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat