Vishaj: Dy pacientë me Covid-19 që janë të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë

Aktuale

Vishaj: Dy pacientë me Covid-19 që janë të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 23:42
Arben Vishaj

Infektologu i QKUK-së, Arben Vishaj, ka thënë se dy pacientë me Covid-19 që janë të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai deklaroi se 23 rastet e reja me koronavirus të raportuar sot nga IKSHPK nuk janë hospitalizuar në Klinikën Infektive.

“Në Klinikën Infektive aktualisht i kemi të spitalizuar 37 pacientë, prej tyre janë pesë pacientë që janë duke marrë terapi me oksigjen, ndërsa dy janë në gjendje shumë të rëndë që janë duke u trajtuar në mjekimin inteziv”.

“Një ndihmesë të madhe janë duke dhënë edhe kolegët tanë anesteziologët ku së bashku me ata jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur nga kapacitete tona që t’iu ndihmojmç këtyre pacientëve”, ka thënë Vishaj në Edicionin Special.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat