Kërcënimet ndaj kryeministrit Albin Kurti, reagon edhe ish-ambasadori - kjo është thirrja e tij për organet e drejtësisë

Aktuale

Kërcënimet ndaj kryeministrit Albin Kurti, reagon edhe ish-ambasadori - kjo është thirrja e tij për organet e drejtësisë

Nga: N. H Më: 11 prill 2020 Në ora: 12:48
Albin Kurti

Ish-ambasadori, Lulzim Peci, ka reaguar pas kërcënimit me jetë që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kërcënimi me jetë ndaj Kryeministrit në detyrë është një akt i ndyrë dhe i ulët, i psikopatëve të rrjeteve sociale.

Tutje, Peci ka bërë një thirrje për organet e rendit se duhet deri në fund të hulumtojnë këtë rast.

Ja shkrimi i tij:

Kercenimi me jete ndaj Kryeministrit ne detyre eshte nje akt i ndyre dhe i ulet, i psikopateve te rrjeteve sociale.

Organet e rendit duhet deri ne fund te hulumtojne kete rast, dhe kercenuesin duhet ta nxjerrin nga bota virtuale, ne ate reale dhe aty ku e ka vendin - ne gjykate.

Rastet e tilla deshmojne se lideret politik nuk bene te jene te pazeshem ndaj akteve te tilla, dhe ata kane obligim, dhe ate te gjithe, t’ju bejne publikisht me dije qytetareve se fjalori dhune nxites eshte i patolerueshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat