Shkelje e ndalesës së qarkullimit në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq

Aktuale

Shkelje e ndalesës së qarkullimit në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq

Nga: F. B. Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:52
Policia

Policia e Kosovës ka kumtuar se sot në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në komunën e Leposaviqit janë shënuar dy raste të shkeljes së masës së ndalim-qarkullimit për shkak të virusit Corona.

Raste të shkeljes së kësaj mase sipas policisë janë regjistruar edhe mbrëmë rreth orës 20.50 minuta kur u ndalua automjeti me targa vendore në rrugën “Knjaz Millosheviq” në veri të Mitrovicës që lëvizte në kohën e masës së orës policore, në automjet ndodheshin dy persona.

Po mbrëmë më vonë rreth orës 21,35  është ndaluar një tjetër automjet me targa vendore që drejtohej nga një person.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të dy rastet shkojnë në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Leposaviq është ndaluar dhe arrestuar një person i dyshimtë për shkak të shkeljes së masës së lëvizjes sipas vendimit të qeverisë së Kosovës për ndalim qarkullimi për shkak të pandemisë së virusit Corona.

I dyshimti u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe është mbajtur në stacionin policor për 6 orë.

Si dihet qeveria e Kosovës në detyrë ka vendosur që nga 28 marsi me propozimin e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia të ndryshojë masën e kufizimit të lëvizjes për këto dy komuna në periudhën ndërmjet orës 17.00 deri 06.00 në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat