​Limaj uron besimtarët katolikë për Pashkët

Aktuale

​Limaj uron besimtarët katolikë për Pashkët

Më: 11 prill 2020 Në ora: 19:21
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përcjellë urimet më të përzëmërta të gjithë besimtarëve të besimit katolik me rastin e festës së pashkëve.

Limaj ka thënë se është moment i mirë që t’i kultivojmë edhe më shumë vlerat tona të përbashkëta: tolerancën, paqen dhe solidaritetin mes njerëzve.

Urimi i plotë i Limajt:

Me rastin e Festës së Pashkëve të gjithë besimtarëve të besimit katolik iu përcjellë urimet më të përzemërta.

Në këtë ditë të bekuar për besimtarët katolikë, uroj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin.

Është moment i mirë që t’i kultivojmë edhe më shumë vlerat tona të përbashkëta; tolerancën, paqen dhe solidaritetin mes njerëzve.

Gëzuar e për shumë mot Pashkët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat