Thaçi uron Pashkët: Ju lutem festoni në shtëpi

Aktuale

Thaçi uron Pashkët: Ju lutem festoni në shtëpi

Më: 11 prill 2020 Në ora: 19:41
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Pashkët katolike me anë të një postimi në Facebook.

I pari i vendit u bëri thirrje besimtarëve që të festojnë në shtëpi me të dashurit e tyre.

Postimi i plotë:

Gëzuar Pashkët katolike, një ndër festat më të mëdha për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo festë është mishërim i besimit në rilindjen e vlerave që e çuan njerëzimin përpara, si në aspektin e emancipimit fetar, ashtu edhe në atë human dhe kulturor. Në përputhje me udhëzimet mbarëbotërore, që tashmë po zbatohen, ju lutem të festoni në shtëpi me më të dashurit tuaj.

Duke pasur konsideratë për njëri-tjetrin kontribuoni në mbrojtjen e vetvetes dhe të tjerëve. Ky solidarizim është mënyra më e mirë e kundërvënies ndaj kësaj të keqeje globale. Duke e mirëkuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.

Uroj që të kalojnë sa më shpejt këto ditë të vështira për gjithë qytetarët tanë! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat