Mytaher Haskuka “thumbon” Lutfi Hazirin

Aktuale

Mytaher Haskuka “thumbon” Lutfi Hazirin

Nga: A.M. Më: 12 prill 2020 Në ora: 09:17
Mytaher Haskuka

 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka komentuar rastet e fundit të personave të infektuar me Covid19.

Në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se në Malishevë dhe Gjilan shumica e rasteve janë nga ndejet nëpër oda e vizitat tek familjarët nëpër shtëpi.

Ndryshe me një ndej e cila ishte organizuar në Gjilan, në të cilën dolën disa persona pozitivë me  Covid19, kishte marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili në testimin e bërë dal negativë.

Postimi i plotë:

Sot para se të dilni jashtë mendoni dyhere, këto janë foto nga varrezat masive në Neë York (foto: BBC).

Nga rastet e fundit me koronavirus në Kosovë, nga një person në Ferizaj janë infektuar 17 kontakte të tij. Në Prishtinë nga një person 20 kontakte të infektuara. Në Malishevë dhe Gjilan shumica e rasteve janë nga ndejet nëpër oda e vizitat tek familjarët nëpër shtëpi.

Rri në shtëpi, mos vizito të tjerët!

Ata që po minimizojnë rrezikun janë duke e kryer punën e djallit.

Image
BBC
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat