Veseli: Festa e Pashkëve le të na nxis që të tregohemi më rigoroz ndaj pandemisë

Aktuale

Veseli: Festa e Pashkëve le të na nxis që të tregohemi më rigoroz ndaj pandemisë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 10:22
Kadri Veseli

Kryetarit i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duke uruar Pashkët të gjithë besimtarëve krishterë, ka thënë se kjo ditë e bekuar këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me koronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxis që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë.

Veseli ka shkruar në Facebook se harmonia e toleranca fetare janë në themel të kombit tonë, prandaj këtë ditë e festojmë bashkë.

“Pashkët simbolizojnë rimëkëmbjen, ringjalljen, ngadhënjimin e të mirës ndaj të keqes, mesazhe shprese këto që na nevojiten më së shumti në këtë periudhe. Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me koronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxisi që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë. Le të tregojmë më shumë kujdes për veten por edhe për të tj erët, sidomos për të moshuarit që janë më të rrezikuarit. E kuptoj mirë që, siç e do tradita, këtë ditë doni kremtoni bashkë me sa më shumë familjare e miq, por ju lutem bëni kujdes. Më mirë të mbani distancë sociale e të ndjeni mungesën e të afërmve sot që të mund të festojmë më bukur, të gjithë, pa mungesë të kërkujt, mot. Urime më të mira pra, për secilin prej jush, duke dëshiruar që kjo festë të sjelli në familjeve tuaja sa më shumë paqe, dashuri, mirësi dhe shëndet”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat