Vjosa Osmani: Festa e Pashkëve shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin

Aktuale

Vjosa Osmani: Festa e Pashkëve shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin

Më: 12 prill 2020 Në ora: 14:15
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestanë, për Festën e Pashkëve. ​

“Sot, besimtarët katolikë dhe protestanë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes.

Prandaj, në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t'ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestanë.

Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid 19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e kryeparlamentares Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat