Politikanët e Kosovës që u përplasën mes vete në kohë pandemie

Aktuale

Politikanët e Kosovës që u përplasën mes vete në kohë pandemie

Më: 12 prill 2020 Në ora: 16:14
Politikanët e Kosovës që u përplasën mes vete në kohë pandemie

Nuk është ndonjë risi që politikanët e Kosovës të jenë ‘pikë e pesë’, dhe të akuzohen mes vete për çështje të ndryshme.

Por se ata nuk mund të lënë anash ‘armiqësinë’ dhe të tentojnë të fitojnë politikisht duke sulmuar njëri-tjetrin edhe në kohë krizash, në vend që të jenë bashkë për të mirën e qytetarëve, po e tregon më së miri edhe koha e pandemisë me koronavirusin.

Përleshjet mes krerëve të shtetit, kryetarëve e ish-kryetarëve të komunave, e besa edhe bashkëpartiakëve, ditëve të fundit janë pasqyrë reale se sa është e përçarë skena politike në vend.

Po kush janë politikanët që nuk arritën të gjejnë qetësi dhe njëherit kurajon që të bëhen bashkë dhe të mos fyejnë njëri-tjetrin në në ditët më të vështira që po kalon vendi ynë që nga paslufta.

Përplasja Thaçi-Kurti

Dy personat që mbajnë pozitat më të larta në shtet, presidenti e kryeministri, janë ata që e nisën luftën të parët.

Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë Albin Kurti që kur koronavirusi trokiti për herë të parë zyrtarisht në Kosovë më 13 mars, nisën luftën mes tyre për të marrë bajrakun e “shpëtimtarit”.

Përveç betejave të përditshme politike, Thaçi e Kurti u kapën edhe për koronavirusin, konkretisht rreth asaj nëse duhet apo jo të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Thaçi kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, çka u përkrah edhe nga LDK, kurse Kurti doli kundër, duke thënë se Thaçi përmes kësaj tentonte të merrte frenat e shtetit në dorë.

Përplasja e tyre vazhdon edhe sot, tash për mandatarin për formimin e qeverisë. Thaçi i ka kërkuar një mandatar tjetër VV-së, kjo e fundit ende nuk e ka dërguar.

Përplasja Kurti -Veliu

Po në kohën e koronavirusit, Kurti u përveç me Thaçin, u përplas edhe me Agim Veliun. E gjitha nisi pasi Kurti e shkarkoi pa kurrfarë paralajmërimi nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Arsyetimi i kryeministrit ishte se Veliu i doli në krahë Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kundër qeverisë në të cilën bënte pjesë.

“Po sigurisht”, ishte përgjigjur Veliur kur ishte pyetur nga mediat nëse duhej të shpallje gjendja e jashtëzakonshme, çka Kurti më pas shkarkimin e Veliut e arsyetoi me përgjigjen në fjalë.

Veliu pas shkarkimit hapur deklaroi se ai ka qenë kundër bërjes së koalicionit me VV-në dhe se qeveria në fjalë nuk mund të sillte asnjë të mire vendit.

Shkarkim i Veliut, i kushtoi Kurtit me rrëzimin e qeverisë, pasi LDK ngriti mocion mosbesimi i cili u votua edhe nga opozita.

Përplasja Veliu – Osmani

Por Veliu nuk u përplas veç me Kurtin. Pas rrëzimit të qeverisë ai u përplas edhe me bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmani. E gjitha nisi pasi kjo e fundit në një intervistë e bëri fajtor kolegun e partisë fajtor për rrëzimin e qeverisë.

Për më tepër Osmani tha se Veliu nuk është dashur fare të jetë pjesë e qeverisӕ pasi ka qenë kundër ndërtimit të saj. Osmani shkoj më tej ku tha se Veliu dhe të tjerët nuk mund ta largojnë nga partia dhe veç nëse tentojnë ta bëjnë këtë do ta shohin se kush do të dale i pari nga dera e LDK-së, ndërsa ia kujtonte se ajo ka përkrahje të madhe të qytetarëve, e jo të tjerët, çka edhe partia për ata e ka nominuar për kryeministre.

Veliu ju kundërpërgjigj duke thënë se Osmani nuk ka guxuar as të pranoj të kandidohet as për kryetare të Mitrovicës dhe as për kryetare të Prishtinës. Ndërsa shkoj më tutje duke e quajtur Osmanin përktheyse të Thaçit.

Përplasja Jashari – Lushtaku

Një përplasje e re ka ndodhur edhe mes dy prej njerëzve më me ndikim në Skenderaj, kryetarit aktual, Bekim Jashari dhe ish-kryetarit Sami Lushtaku.

E gjitha nisi pasi Lushtaku në cilësi të kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj shpërndau dje disa pako me ndihma për disa familje, ndërsa ato bëheshin nën logon e partisë.

Kjo siç duket e nervozoi jo pak kryetarin Jashari i cili veprimin e Lushtakut të dhimbshme dhe jo njerëzore.

Jashari tha se ka marrë thirrje nga qytetarë e biznese se Lushtaku dhe njerëzit e tij i kanë kërkuar në emër të partisë donacione për t’i shpërndarë tek njerëzit në nevojë duke bërë fushatë për partinë.

Nuk vonoi dhe reagoi fuqishëm Lushtaku, i cili tha se Jashari prej se është emëruar kryetar i Skenderajt është shndërruar në një figurë prej viktime dhe përçarësi.

Lushtaku e akuzoi Jasharin edhe për dështim si kryetar komune, duke thënë se gati 3 vite si i pari i Skenderajt nuk e ka bërë asnjë projekt madhor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat