Rasti i parë me koronavirus në Istog, kryetari Haki Rugova jep detaje

Aktuale

Rasti i parë me koronavirus në Istog, kryetari Haki Rugova jep detaje

Më: 12 prill 2020 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ka publikuar rezultatet e testeve që janë bërë, ku 79 persona kanë dal me koronavirus, duke e quar numrin e përgjithshëm në 362 të infektuar me Covid-19.

Në mesin e këtij numri është edhe rasti i parë me koronavirus në komunën e Istogut.

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, në një prononcim ka dhënë detaje për këtë rast, duke thënë se është grua e fshatit Llugë të kësaj komune, e cila ka pasur probleme me mushkëri dhe pas trajtimit në Prishtinë, ka rezultuar me koronavirus.

“Ne ende s’e dimë si ka ardhur, për një arsye pasi jemi duke i marrë masat e duhura, policia dhe mjekësia janë. Është një grua që ka ardhur në QKMF në Istog, pastaj ka shkuar edhe në Pejë, më pas e ka kthyer sepse s’ka qenë rast, nuk e kanë trajtuar. Ndërkohë ka shkuar përsëri në Pejë, ku e ka dërguar për Prishtinë, atje është bërë një operacion dhe pastaj i është bërë testi dhe kanë konstatuar se ka pasur problem me mushkëri dhe me virus”, tha Rugova.

Kreu i Istogut theksoi tash do t’i marrin masat për izolimin e lagjës prej nga vjen e infektuara, apo edhe tërë fshatit. Po ashtu, edhe stafin mjekësor që e ka kontrolluar në Istog dhe Pejë.

“Jemi duke hulumtuar kontaktet tash, ajo ka pasur kontakt në Spitalin tonë, janë emrat e mbiemrat, mjeku që e ka trajtuar, motrat medicinale që ja kanë dhënë ndihmën e parë, autoambulanca që e ka dërguar në Pejë. Na jemi duke marrë masa në lagje atje në fshat, është nga fshati Llugë, dhe aty veq do ta izolojmë lagjen aty apo edhe krejt fshatin dhe nesër të shohim rastet e kontaktit çfarë kontakti ka mund të ketë dhe t’i izolojmë ato raste t’iu bëjmë testin, ashtu siç parashihet me protokoll”, ka theksuar Rugova.

Vetëm gjatë mbrëmës së sotme, në Kosovë u identifikuan 79 raste të reja me koronavirus, ku tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat