Kurti i shkruan letër Thaçit, i përgjigjet për mandatarin

Aktuale

Kurti i shkruan letër Thaçit, i përgjigjet për mandatarin

Më: 13 prill 2020 Në ora: 15:45
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën ka potencuar se e ka të qartë që situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk po kërkojmë të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë.

“Mirëpo ajo që nuk e kam të qartë, është standardi i dyfishtë që ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme. Ndoshta do të mund të na sqaroni këtë”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.

Bashkëngjitur gjeni letrën e kryeministrit në detyrë Kurti dërguar presidentit Thaçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat