Shpërthen keq Anita Muçaj, ka disa fjalë për vendimet e reja të Qeverisë në detyrë

Aktuale

Shpërthen keq Anita Muçaj, ka disa fjalë për vendimet e reja të Qeverisë në detyrë

Nga: M.H Më: 14 prill 2020 Në ora: 10:32
Anita Muçaj dhe Ramush Haradinaj

Gazetarja dhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Anita Muçaj, ka reaguar ndaj vendimeve të reja që ka vendosur qeveria në detyrë.

Muçaj shprehet e zemëruar për këto masa duke thënë që është dashur të vendosen më herët masa të tilla, transmeton “Bota sot”.

Më tej, Muçaj, e quan “qeveri terri”, pasi sipas saj mbledhjet dhe konferencat po i mbajnë vetëm natën duke marrë edhe vendime.

Postimi i plotë

Pas 4 jave karantinimi qenkan kujtuar dijetaret e kombit qe duhet ashpersu masat, kur ne fakt shume vende nga e gjithe Evropa ( qe pothuajse ne te njejten kohe kane filluar karantinimin) po shqyrton mundesine se si te zbuten keto masa!!! ( kam fillu me bo statuse edhe naten se kjo qeveri a.k.a “qeveri e territ” veq naten po i mban mbledhjet e konferencat e qe besa naten edhe po i merr vendimet, prandaj diten eshte e pamundur t’bej ndonje postim ?)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat