Latifi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve: Vendim antikushtetues, Qeveria gaboi përsëri

Aktuale

Latifi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve: Vendim antikushtetues, Qeveria gaboi përsëri

Më: 14 prill 2020 Në ora: 11:06
Blerim Latifi

Profesori universitar dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Latifi, po e sheh si të gabuar vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës që kufizon lirinë e lëvizjes së qytetarëve në mënyrë edhe më drastike se me vendimin paraprak që doli antikushtetues.

Latifi në një reagim të bërë në profilin e tij ka thënë se një vendim i tillë që u bë publik mbrëmë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk përfshinë kërkesat e Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria gaboi përsëri! Vendimi i ri nuk merr parasysh kërkesat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Latifi.

Tutje ai thotë se kufizimi i të drejtave të njeriut nuk mund të jetë në diskrecion të një ministri.

“Kufizimi i lirive dhe të drejtave të njeriut nuk mund të jetë në diskrecion të një ministri.Ministri nuk mundet me i shpërnda të drejtat kushtetuese si me “lugë”, kaq ju, kaq ky, kaq ato dhe kaq ata”, ka përfunduar Latifi.

Masat e djeshme të Qeverisë vijnë pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat