Përplasje e ashpër në mes Driton Selmanajt dhe Vjosa Osmanit në Kuvend

Aktuale

Përplasje e ashpër në mes Driton Selmanajt dhe Vjosa Osmanit në Kuvend

Nga: D.RR Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:01
Vjosa Osmani

Gjatë seancës së Kuvendit që po mbahet të thirrur nga PDK-ja, ka ndodhur një përplasje në mes Driton Selmanajt dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

Selmanaj ka marrë fjalën për të folur për mocionin, mirëpo ai ka keqpërdorur fjalën e dhënë, duke dhënë ofendime.

Me ton të ashpër i ka reaguar Vjosa Osmani, e cila pati një përplasje verbale me Selmanajn, ku më pas ia ndërpreu fjalën.

Kjo për shkak se sipas Osmanit, deputeti Selmanaj e ofendoi atë kur e mori fjalën.

“Zoti deputet nuk ke të drejtë, në radhë të parë fjalën ta dhash për mocion nese don me fol për mocion fol, nuk mundesh me fol për dicka tjetër. Regjia ndalja fjalën. Zotri deputet nesë mendon që tu ka shkel ndonjë e drejt janë procedurat. Mos më ofendoni”, ka thënë Osmani.

E pa përgjigje nuk e la as deputeti Selmanaj.

“Kjo qasja autoritare po më ngjanë sjelljet e dikujt tjetër”, tha në fund Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat