AAK kërkon mocion për ndryshimin e ligjit për ndarjen buxhetore, propozon 100 euro për secilin qytetar

Aktuale

AAK kërkon mocion për ndryshimin e ligjit për ndarjen buxhetore, propozon 100 euro për secilin qytetar

Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:00
Gazmend Abrashi

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke folur në emër të grupit parlamentar ka thënë se Aleanca kërkon mocion për ndryshimin e plotësimit të ligjit për ndarjen buxhetore.

Abrashi thotë se kjo që të përfshihen në këtë pako edhe propozimi i tyre, nga 100 euro për çdo qytetar të Kosovës.

“Grupit parlamentar i Aleancës, kërkon mocion për ndryshimin e plotësimit të ligjit mbi ndarjen buxhetore që të përfshijnë pakon emergjente sipas propozimit të aleancës, 100 euro për secilin qytetar të Kosovës.

Mendoj që ky kuvend e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat