Deputetja e VV-së për Limajn: Kryehajni social demokrat flet për shkelje të Kushtetutës

Aktuale

Deputetja e VV-së për Limajn: Kryehajni social demokrat flet për shkelje të Kushtetutës

Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:37
Fatmir Limaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e ka quajtur kryehajn Fatmir Limajn, liderin e Nismës Socialdemokrate.

E kjo pasi Limaj gjatë fjalimit në Kuvend e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti n, për shkak të vendimeve të fundit të marra lidhur me masat si mbrojtje ndaj pandemisë Covid-19.

“Paramendoni ku përfundojmë kur kryehajni social demokrat flet për respektim të ligjit e kushtetutës”…, ka shkruar ajo në Facebook, pas fjalimit të Limajt në Kuvend.

Limaj ndër të tjera ka  thënë se masat e reja të vendosura dje, janë grabitje e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat