Bajqinovci: PDK, LDK, AAK janë parti të Hashim Thaçit

Aktuale

Bajqinovci: PDK, LDK, AAK janë parti të Hashim Thaçit

Më: 14 prill 2020 Në ora: 13:51
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj seancës së sotme të Kuvendit.

Ai madje PDK-në, LDK-në, AAK-në e Nismën, i ka quajtur edhe si parti të Hashim Thaçit.

“Po të kishin këta minimumin e përgjegjshmërisë për këtë situatë, nuk do të organizonin mocionin e turpit ku shkaktuan krizë politike e me gjasë edhe kushtetutese në mes të pandemisë”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Partitë e Hashimit që ironikisht, përveç se politikisht edhe simbolikisht u akronuan nën emërtimin PLAN, sot po japin shfaqje turpi në Kuvend. Shihet qartë se janë mbledhur për të bërë politikë në këtë gjendje të rëndë që po kalon vendi.

Po të kishin këta minimumin e përgjegjshmërisë për këtë situatë, nuk do të organizonin mocionin e turpit ku shkaktuan krizë politike e me gjasë edhe kushtetutese në mes të pandemisë.

Këta janë të frikësuar. Nga frika e thellimit rapid të luftës kundër korrupsionit nga Qeveria Kurti, organizuan mocionin. Nga frika e rritjes së jashtëzakonshme të përkrahjes popullore të Qeverisë Kurti, po sponsorizojnë me para media të tëra për të ndërtuar spina kundër Qeverisë. Sot, kanë zgjedhur të thërrasin një seancë koti. Po diskutojnë liga e parë dhe e dytë.Bashkë. Nën ombrellën e liderit të ligës së parë Hashim Thaçi.

E po, këta filma nuk u kryejnë punë. I madh e i vogël në Kosovë e dinë që u ka bërë bashkë nevoja pë ruajtjen e plaçkës. Ama, jeni gabuar se nuk e ruani dot. Të gjithëve bashkë si formacion PLAN, do ta merrni përgjigjen nga populli. Ju nuk po e kuptoni se populli i Kosovës e ka mposhtur hajninë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat