​Zyrtare: Sami Lushtaku shpallet fajtor për dy vepra penale

Aktuale

​Zyrtare: Sami Lushtaku shpallet fajtor për dy vepra penale

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:46
Sami Lushtaku

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve E.TH, SH.H, S.L, S.J, I.H, M.L, D.G, B.D, A.B, Y.B, G.A, XH.Z, A.U, I.D, S.GJ dhe N.SH.

Sipas gjykatës, i akuzuari S.L është shpallur fajtor për dy vepra penale të arratisjes së personit të privuar nga liria dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 12.000 euro, të cilin dënim është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa për pikat tjera është liruar sepse nuk është provuar nga Gjykata se ka kryer veprat penale për të cilat është akuzuar.

“Të akuzuarit Y.B, G.A dhe XH.Z janë shpallur fajtor për dy vepra penale të Lirimit të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria në bashkëkryerje dhe janë dënuar me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro, të cilin dënim janë të obliguar që ta paguajnë në afat prej 15 ditës h nga data e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të akuzuarit E.TH, SH.H, S.L, S.J, I.H, M.L,D.G, B.D, A.B, Y.B, G.A, XH.Z, A.U, I.D, S.GJ, N.SH janë liruar nga akuza sepse nuk është provuar nga Gjykata se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar. Ndërsa për të akuzuarin S.GJ, Gjykata ka marr aktgjykim refuzues për shkak se i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat