Me kaq para është mbushur fondi i qeverisë “Kurti”, për luftën kundër koronavirusit

Aktuale

Me kaq para është mbushur fondi i qeverisë “Kurti”, për luftën kundër koronavirusit

Më: 15 prill 2020 Në ora: 09:18
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditë më parë ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin në Kosovë.

Këtë thirrje një numër jo i vogël i bashkëatdhetarëve po e mbështesin duke dhënë para aq sa kanë mundësi.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka treguar se brenda një dite mërgata ka dhuruar rreth 100 mijë euro në fondin emergjent.

“Mërgata për një ditë afro 100 mijë euro për fondin emergjent. Ajo solidarizohet si gjithnjë me vendlindjen dhe beson në qeverisjen e re. Po ashtu i jep përgjigje cinikëve që s’besojnë asgjë dhe kukasin gjithandej”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat