Ambasada amerikane: E rëndësishme të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Ambasada amerikane: E rëndësishme të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës

Më: 15 prill 2020 Në ora: 11:25
Ambasada Amerikane

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka reaguar pas vendosjes së masave nga Qeveria, duke thënë se është e rëndësishme që ato të respektohen, që të shohim sa më parë njëri-tjetrin.

Përmes një komunikate për media, nga Ambasada kanë thënë se duhet të ndiqen të gjitha masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tyre, respektimi i vendimeve është e vemtja mënyrë që të ngadalësohet përhapja e virusit dhe kjo situatë të përfundojë sa më shpejtë.

“Ne e dimë që distanca sociale globale dhe ndjekja e kufizimeve të lëvizjes locale po vjetërsohet. Por është kaq e rëndësishme që ne vazhdojmë të ndjekim udhëzimet e nxjerra nga Qeveria e Kosovës dhe komunat lokale për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Ne do të jemi në gjendje ta shohim njëri-tjetrin më shpejt nëse ndiqen këto masa. Ne jemi në këtë bashkë, dhe së bashku mund ta mposhtim COVID-19.”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.

Kujtojmë se masat e vendosura nga MSH’ja kanë hyrë në fuqi sot në orën 06:00.

Sipas vendimit, secilit qëtetar nga mosha 16 vjeçare deri në 65 vjeç i lejohet të dalë jashtë për 90 minuta, brenda një orari të caktuar që është vendosur në bazë të numrit personal në leternjoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat