E zbulon Latifi: Ja pse do të bëhet Qeveria nën drejtimin e LDK-së, do ta kryen këtë punë...

Aktuale

E zbulon Latifi: Ja pse do të bëhet Qeveria nën drejtimin e LDK-së, do ta kryen këtë punë...

Nga: N.Sh Më: 15 prill 2020 Në ora: 11:46
Isa Mustafa

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi ka folur për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pas mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti, e cila u rrëzua me 82 vota.

Latifi përmes një postimi në Facebook, thotë se Qeveria e re do të bëhet nga LDK-ja.

Sipas tij, kjo Qeveri do të bëhet për ta kryer një punë, e ajo është marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

Megjithatë, sipas Latifit nuk dihet se a do të ndodhë kjo marrëveshje në këtë vit apo jo.

“Një qeveri të re nën drejtimin e LDK- së, bëhet për ta kryer një punë të parë dhe të fundit: administrimin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Se a do ta kemi këtë marrëveshje gjatë këtij viti, vështirë të thuhet, marrë parasysh trazirën globale që ka shkaktuar coronavirusi”, shkruan Latifi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat