Osmani procedon nismën legjislative për Projektligjin për luftimin e COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Osmani procedon nismën legjislative për Projektligjin për luftimin e COVID-19 në Kosovë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 18:11
Vjosa Osmani-Sadriu

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e përkrahur nga deputetët nënshkrues, ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës.

Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për t’u siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit falënderoi profesorin dhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për angazhimin pro-bono në hartimin e draftit të parë këtij projektligji.

Projektligji do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Punës së Kuvendit, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat