Një grua shtatzënë mes të infektuarve me COVID 19, po trajtohet në shtëpi

Aktuale

Një grua shtatzënë mes të infektuarve me COVID 19, po trajtohet në shtëpi

Më: 16 prill 2020 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Edhe një grua shtatzënë nga Kosova është konfirmuar se bartë në trupin e saj infeksionin Covid-19. Bëhet fjalë për një zonjë nga rajoni i Prishtinës e cila është në javën e 36 të shtatzënisë. Detaje për gjendjen e kësaj zonje ka dhënë, të enjten, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. Deri më tani dy gra shtatzëna janë konfirmuar si të infektuara me Covid-19 në Kosovë.

Ai ka treguar se gjendja shëndetësore e gruas po ashtu edhe e foshnjës është stabile. Ismaili theksoi se kjo grua gjendet në shtëpi duke hyrë nën masat e Institutit Kombëtar Të Shëndetit Publik për vet izolim.

Kjo grua rezultoi me Covid-19 të mërkurën në mbrëmje.

“Pacientja në fjalë është në javën e 36 të shtatzënisë. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Edhe foshnja po ashtu është në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin kjo grua është duke u trajtuar në shtëpi. Shtatzënia e tretë është për të. Lindjet e mëhershme i ka pasur normale. Zonja në fjalë është duke i ndjekur rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Po përdorë terapi vitaminoze, asgjë më tepër. Ajo është nga rajoni i Prishtinës”, sqaron për Express, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Megjithatë, ky është rasti i dytë i cili u raportua brenda dy ditëve se shtatzënat kosovare janë prekur nga koronavirusi. Një grua tjetër nga rajoni i Gjakovës, gjendet në Infektiven e QKUK’së e konfirmuar me COvid-19 duke i trajtuar.

Ajo sipas drejtorit të Gjinekologjisë, Jakup Ismailit, është në javën e 28-të të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat