17 persona nga stafi shëndetësor janë të infektuar me Covid-19

Aktuale

17 persona nga stafi shëndetësor janë të infektuar me Covid-19

Më: 17 prill 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, ka deklaruar se janë 17 persona nga stafi shëndetësor të cilët janë të infektuar me Covid-19, por riorganizimi që është bërë në mënyrë ekipore nuk paraqet ndonjë rrezik për mungesë të stafit, pasi nëse një ekip dështon, ai zëvendësohet me ekipin tjerë.

Ai shtoi se edhe investimet që janë bërë e lehtësojnë punën e stafit mjekësor.

“Nuk ka vend për panik por nuk do të thotë se duhet të kemi kujdes si nga stafi ashtu edhe nga qytetarët”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat