Abazi thotë se Thaçi po përgatit grusht shtet, thërret protesta në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Aktuale

Abazi thotë se Thaçi po përgatit grusht shtet, thërret protesta në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:08
Boiken Abazi

Anëtari i VV-së, Boiken Abazi, i njohur edhe si revolucionari i partisë së Kurtit, ka ftuar në protesta qytetarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak që sipas tij Hashim Thaçi po tenton të bëjë grusht shtet në Kosovë.

Ai shkon edhe më larg, duke akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që po e mbyll gojën karshi “grusht shtetit që po bëhet në Kosovë”.

Shkrimi i plotë:

Në protestë kundër grushtit të shtetit në Kosovë, që po tenton Hashim Thaçi me shokë, do ngriheshin jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mërgata. Jam i bindur për këtë! Le të na arrestojë Edi Rama që e ka qepur gojën përball kësaj pandemie politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat