Shembullin e Kurtit e ndjek edhe asambleistja e VV-së, Lirika Maliqi, jep gjysmën e pagës

Aktuale

Shembullin e Kurtit e ndjek edhe asambleistja e VV-së, Lirika Maliqi, jep gjysmën e pagës

Nga: D.RR Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:55
Lirika Maliqi

Asambleistja e Vetëvendosjes në komunën e Podujevës, Lirika Maliqi, ka vazhduar shembullin e kryeministrit Kurti, ku ka dhuruar gjysmën e pagës së saj për shtetin në luftimin e COVID-19.

Ajo thotë se këtë po e bën me bindjen dhe besimin e plotë që nga këto të holla që po mblidhen do të përfitojnë shtresat më të cënueshme të shoqërisë.

Maliqi shpreson se kjo ndihmë do t’i inkurajojë edhe të tjerët që të kontribuojnë.

Postimi i saj i plotë:

Distancë fizike, solidaritet shoqërorë

Dhurova 1/2 e pagës për fondin për menaxhimin e COVID-19 me bindjen dhe besimin e plotë që nga këto të holla që po mblidhen do të përfitojnë shtresat më të cënueshme të shoqerisë.

Kjo ndihmë e imja është modeste dhe qëllimisht e bërë publike me të vetmin qëllim dhe shpresë që do të inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësi financiare që të kontribuojnë në këtë fond që bashkë si qytetarë dhe institucione të kalojmë sa më lehtë emergjencën shëndetësore.

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat