Veprimtari i hershëm i LDK-së jep emrin, ky do të jetë kryeministri i koalicionit LDK-AAK-NISMA

Aktuale

Veprimtari i hershëm i LDK-së jep emrin, ky do të jetë kryeministri i koalicionit LDK-AAK-NISMA

Nga: N. H Më: 17 prill 2020 Në ora: 20:17
LDK, foto ilustrim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ia ka dërguar edhe një letër Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ndonëse ky po i kthen përgjigje presidentit në cilësinë e kryeministrit në detyrë.

Përderisa, Kurti dhe Thaçi po vazhdojnë debatin në distancë, për mandadarin e ardhshëm të qeverisë së re, një propozim për kryeministrin e ardhshëm të qeverisë sw re e ka bërë edhe veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajra.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ish-kryeministrit dhe njëherit lideri aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mund të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

TI JE KRYEMINISTRI I RI I KOSOVES !

Urojmë që t'jetë edhe vullneti i akademik Isa Mustafa !

Vullneti referendar i LDK-së, pra ai i antarësië besnike, vullneti i strukturave t'partisë në rafshin horizontal ; nëndegët, degët, dhe vullneti i rrafshit apo dimennsioni vertikal, siq janë Kuvendi i Përsgjithshëm, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e LDK-së, janë në unison për kandidaturën e akademik Isa Mustafa, Kryetar aktual i LDK-së, që t'jetë Kryemnister i Republikës së Kosovës !

Një besim të madh në personalitetin e akademik Isa Mustafa, shtetar i deshmuar dhe i promovuar fuqishëm, kanë edhe qytetarët e Republikues së Kosovës.
- Besim në figurën dhe profilin e Tij, ka edhe BE dhe n'veqanti Gjermania e Kancelares Angela Merkel dhe Franca e Presidentit Makron, pa lënë anash edhe Britaninë Madhe si mike e madhe e Kosoves dhe shqiptarëve.

Besim të jashtzakonshëm në lidershipin e akademik Isa Mustafa, ka edhe Shtepia e Bardhë, Stejdepartamenti i Shtetit Amerikan dhe të dy Dhomat e Kongresit.

Besim dhe mbeshtetje t'jashzakonshme për akadmik Isa Mustafa, ka edhe vetë Presidenti amerikan, Donald Trump !

Kush s'mund t'jetë "n'lojë" ?

Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala, si deputet të LDK-së n'Parlamentin e Republikës së Kosovës, pas rreshtimit kundewr LDK-së dhe pro-LVV-së së Albin Kurtit, nuk janë dhe s'mund të jenë "karta" t'LDK-së !

Vjosa Osmani dhe pasuesit e saj, janë vetë-djegur dhe janë djegur keq, duke djegë "kredencialet" dhe besimin e dhënë nga LDK-ja dhe votuesit e saj besnik e t'pa-hile.

LDK-j dhe lidershipi i saj kredibil, përfshi këtu edhe organet legjitime siq është KP dhe Kryesia, në mes të sabotuesve dhe shtepisë, duhet t'ruajë shtepinë, dhe kështu do të ndodhë, i pelqej ose jo dikujt !

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat