“Zihet” ngushtë Albin Kurti nga panelistët: A patën leje mjekët serbë për hyrje në Kosovë?! Kjo ishte përgjigja e tij “teknike”

Aktuale

“Zihet” ngushtë Albin Kurti nga panelistët: A patën leje mjekët serbë për hyrje në Kosovë?! Kjo ishte përgjigja e tij “teknike”

Më: 17 prill 2020 Në ora: 21:42
Albin Kurti

Kryeministri në dëtyrë, Albin Kurti është “zënë” ngushtë në një moment nga panelistët në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Pyetja se a kishin leje mjekët që hynë nga Serbia në Kosovë, për të cilën Kurti tha se s’ka informacione, ka bërë që panelistët të insistojnë.

“Kryeministër ju njiheni si njeri i ditur dhe që keni informata, si ndodhe të mos ta keni një informatë të tillë”, i tha Fidan Rama, kryeministrit në dëtyrë.

Kurti, tha se për këtë çështje kompetent është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija.

I pari i qeverisë në detyrë, madje këtë çështje e quan teknike.

I menjëhershëm qe reagimi i Mushkolajt, i cili ia kujtoi një deklaratë të mëhershme Kurtit, i cili kishte thënë se çdo që vjen nga Serbia është politike.

Kurti në këtë pyetje të Mushkolajt tha se nuk e ka një informatë të tillë.

“Ministri Vitija i di këto gjëra, dhe nëse merrem me të gjitha çështjet, atëherë çfarë të bëjë ministri dhe ministrat”, tha ai.

Gazetari Rama i kërkoi Kurtit që të mos u mbajë ligjërata.

“Nëse doni me na mbajtë ligjërata si profesor, atëherë në rregull, ne po ju dëgjojmë”, tha Rama, pas insistimit të Kurtit se “kur mund t’ia nis”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat