Shërohen tre të infektuar me COVID-19 nga kjo komunë e Kosovës

Aktuale

Shërohen tre të infektuar me COVID-19 nga kjo komunë e Kosovës

Më: 18 prill 2020 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Tre persona të infektuar me COVID-19 nga Kamenica, janë shëruar plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negative”, ka shkruar Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat