Kurti uron Pashkët ortodokse: Lutje pa kursim për ditë më të mira

Aktuale

Kurti uron Pashkët ortodokse: Lutje pa kursim për ditë më të mira

Më: 19 prill 2020 Në ora: 00:42
Albin Kurti

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se megjithëse besimtarët s’do ta kenë mundësinë që të shkojnë fizikisht në meshën e shenjtë, ata lutjet për ditë më të mira do t’i japin pa kursim.

“U bashkohem atyre duke ua uruar Pashkën, besimtarëve shqiptarë ortodoksë kudo ku jetojnë, si dhe besimtarëve ortodoksë të minoriteteve të ndryshme etnike në vendin tone”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Sonte besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Pazakonshëm, ndryshe nga ceremoniali mijëravjeçar, besimtarët nuk do të munden që fizikisht të shkojnë bashkë në Meshën e shenjtë. Por shpresën për përtëritjen e lutjet për ditë më të mira të gjithë në familjet e tyre do t’i japin pa kursim.

U bashkohem atyre duke ua uruar Pashkën, besimtarëve shqiptarë ortodoksë kudo ku jetojnë, si dhe besimtarëve ortodoksë të minoriteteve të ndryshme etnike në vendin tonë.

Si sot, 112 vite më parë, Imzot Fan S. Noli e përfundoi përkthimin e botimin dhe e mbajti Meshën në shqip në Pashkët e atij moti për komunitetin shqiptar ortodoks në Boston. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat