Xhafer Gashi përkujton bashkëluftetarin e tij Sali Çekaj në 21 vjetorin e rënies

Aktuale

Xhafer Gashi përkujton bashkëluftetarin e tij Sali Çekaj në 21 vjetorin e rënies

Nga: Bota Sot Më: 19 prill 2020 Në ora: 10:30
Sali Çekaj, Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, në 21 vjetorin e rënies ka përkujtuar heroin e kombit njëheritë bashkëluftetarin e tij Sali Çekaj, për heroizimin e tij të pashoq.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Muaji Prill sjellë dhimbje dhe kujtime mes nesh, kur po shënon data 19 prill, kujtojmë rënien dhe heroizmin e pashoq të mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Sali Çekajt.

Miku im, vetëm disa ditë pas rënies së Agimit, në fushëbetejë për liri, re edhe ti, për të mos vdekur kurrë! Ti bashkë me Agimin dhe heronjtë tjerë të Koshares, jeni vet historia e Lirisë dhe Pavaresisë së Kosovës.

Heronjtë e mi,

Pushoni të qetë në lëndinen e Lavdisë, në Kosharen legjendare, nga aty bëni dritë me idealin, trimërinë e burrërinë që patët. Ju jeni shembulli më i mirë se si duhet vendi dhe si i dilet zot atij.

Lavdi veprës dhe sakrificës tënde!

Lavdi të rënëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!

Xhafer Gashi“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat